Drita dhe Gjilani i ndërrojnë pozitat në tabelë

Drita dhe Gjilani vazhdojnë të mbeten në pjesën e epërme të tabelës edhe pas javës së 21-të e cila u luajt sot.

Por, përderisa Gjilani është ngritur për një pozitë në renditjen tabelare, pas fitores së sotme, Drita ndërkaq ka rënë në vendin e tretë dhe mund të përfundojë në vendin e katërt, nëse fiton Prishtina, gjë që pritet të ndodhë.

Gjilani ka udhëheq tërë kohën, por me shumë mund ia ka dalë ta ruaj rezultatin 2:1, deri në fund të ndeshjes, nga sulmet e pandërprera të Feronikelit.

Drita ndërkaq luajti shumë mirë, por Ballkani i shfrytëzoi të gjitha përparësitë e veta dhe shënoi dy herë në pjesën e dytë të lojës.

Pas kësaj jave, Ballkani përforcohet në pozitën e parë, ndërkaq Dritën e pret punë e madhe që të mos shkëputet nga gara për titull./mediafokus.info