Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit
Derbi me i madh i futbollit ne Kosove Drita-Gjilan, i ka takuar bardhekalterve. duke u rikthyer në vendin e parë në tabelë.
Liderja e Superligës dhe kampionia në fuqi nuk pate telashe për ta fituar derbin e Amanoravës ndaj një Gjilani në formë të dobët dhe ende pa fitore në vitin 2021.
Hamdi Namani e kaloi Dritën në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë në Stadiumin e Qytetit në Gjilani.
Rreth pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Ardian Limani e dyfishoi epërsinë e vendasve, duke e vulosur fitoren e tretë radhazi për kampionen.
Kjo ishte humbja e dytë për skuadrën e Bylbyl Sokolit në gjashtë ndeshje që prej rifillimit të sezonit, pas katër barazimeve dhe asnjë fitoreje.

