Drita e rimerr kreun e tabelës
Drita ka mposhtur si mysafir Feronikelin me rezultat 1:0, duke dëshmuar seriozitetin e një klubi që lufton për kreun e tabelës.
Në të vërtet, me këtë fitore, Drita rimerr vendin e parë me dy pikë diferencë (50) nga pasuesi, Ballkani (48). Prishtina mbetet e treta me 47 pikë.
Drita, Ballkani e Prishtina përbejnë treshen kryesore që po lufton për dy vendet e para.
Javën e ardhshme, Drita luan me rivalin lokal, Gjilanin, Ballkani i shkon Arbërisë, ndërsa Prishtina e pret Besën. /Mediafokus/foto arkiv/

