Drita fiton derbin lokal ndaj Gjilanit
Drita ka triumfuar me rezultat 2:0 në derbin lokal ndaj Gjilanit, i cili u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Almir Ajzeraj kaloi “Intelektualët” në epërsi në minutën e 32-të të ndeshjes.
Kurse, Ardit Tahiri realizoi për 2:0 në minutën e 82-të të takimit.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Llapi dhe katër më pak se Ballkani.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet i shtati, me shtatë pikë të tubuara.

