Drita i gëzohet rikthimit të kampionatit
FC Drita ka shprehur gëzimin që po i rikthehen stërvitjeve, e rrjedhimisht edhe kampionatit në futboll, pas një pause 2-mujore, raporton Mediafokus.info.
Ja njoftimi i plotë i FC Drita:
Po rikthehemi..!
Pas nje pritje te gjate dhe mes shume paqartesive me ne fund eshte vendosur qe t’i rikthehemi futbollit, nje vendim i vonuar per shkak te kohes qe klubet do te kene ne dispozicion per t’u pergaditur, por i mireseardhur!
Mengjesin e se henes ne nje takim mes krereve te FFK-se dhe Ministrise se Shendetësise, eshte dakorduar qe te lejohet fillimi me stervitje kolektive, ne menyre qe te rifilloj kampionati nga muaji Qershor.
Gjithashtu, gjate te njejtes dite edhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-se ka vendosur datën e vazhdimit të kampionatit e cila do te jete 7 qershori dhe do të përfundojë ne fund te muajit korrik, por pa dhene me shume detaje.
Ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve dhe me protokolle te detajuara sic edhe eshte udhezuar nga FFK-ja dhe MSH.
Nga dita e sotme edhe klubi jone do te grumbullohet per here te pare pas me shume se dy muajsh, por jo i kompletuar. Nje pjese e lojtareve do te bashkangjiten ditet ne vijim.
FC DRITA
/mediafokus.info/

