Drita i humb gjasat për të fituar titullin, Gjilani e siguron pozitën e tretë
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është shpallur sërish kampion i Kosovës pas fitores ndaj Ferizajt.
Drita pësoi humbje si vendës, nga Malisheva dhe do të mbetët në vendin e dytë, pavarësisht rezultatit të javës së fundit.
Gjilani luajti baraz si mysafir dhe e siguroi pozitën e tretë, që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.
Ndërkaq, për pozitën e katërt deri në fund do të garojnë Dukagjini dhe Prishtina.
Kjo pozitë mund t’i hyjë në punë njerës skuadër, për të siguruar daljen në Evropë.
Malisheva e siguroi edhe matematikisht mbijetesën, teksa për pozitën e barazhit do të “luftojnë” Ferizaj dhe Trepça ’89.
Siç dihet, Drenica është skuadra që ka rënë tashmë nga elita e futbollit kosovar.

