Drita kalon në epërsi ndaj Prishtinës nga minuta e gjashtë
Ndeshja më e rëndësishme e javës, po luhet sot në Gjilan, në përballjen Drita-Prishtina.
Të dyja ekipet luftojnë për titull.
Drita ka 40 pikë dhe po udhëheq me rezultat 1:0, nga minuta 6, kur shënoi Rexha, ndërsa Prishtina ka 41 pikë.
Kryesuesi momental i tabelës, Ballkani luan nesër me Flamurtarin.
Ndërkaq Gjilani është duke luajtur me LLapin./mediafokus.info

