Drita kërkon historinë në Ligën e Europës
Kampioni i Kosovës në fuboll, Drita, sonte kërkon historinë në kuadër të Ligës së Europës, raporton Mediafokus.info.
Gjiganti Kosovar ndeshet me gjigantin polka, Legia Varshava, në ndeshjen e cila nis sonte në ora 20:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Armata Polake”.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, beson në fitore, dersa thekson se nuk i tremben kundërshtarit.
Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”, ka thënë sot në konferencën për media, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
Ndeshja zhvillohet pa shikues, sipas rregullave të UEFA’s kundër COVID-19.
Ndryshe, fituesi i këtij dueli do të luajë me Qarabagun e Azerbajxhanit në ndeshjen play-off./Mediafokus.info/

