Drita kërkon rezultat pozitiv sot në Poloni ndaj Legia Varshavës
Drita e Gjilanit luan sot me Legian e Varshavës, në ndeshjen e parë të “play-offit” të Ligës së Konferencës, ku pret rezultat pozitiv.
Gjilanasit janë ekipi i vetëm kosovar që kanë mbetur në garat evropiane, pasi tashmë janë eliminuar Ballkani, Llapi e Malisheva.
Drita e siguroi këtë fazë për herë të parë në historinë e saj dhe synojnë të kalojnë në fazën tjetër, për ta përsëritur suksesin historik të Ballkanit.
Ndeshja luhet sot në kryeqytetin polak duke filluar nga ora 18:00.
Ndërsa, ndeshja e kthimit do të luhet më 29 gusht, nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë “Intelektualët”.

