Drita mëson kundërshtarin për rrethin e parë të Conference League
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e parë të Ligës së Konferencës.
Aty Drita ka mësuar kundërshtarin e saj në kuadër të garës më të re nga UEFA.
Klubi kosovar që përfundoi i dyti në Superligën e Kosovës, do të ketë punë me skuadrën Deçiq.
Deçiq është klub nga Tuzi i Malit të Zi që njihet më shumë se skuadër shqiptare, për shkak të udhëheqësisë.
Në këtë përballje, Drita do të jetë mysafir i skuadrës nga Superliga e Malit të Zi.

