Drita mposhtë Vitinë në miqësore
FC Drita e ka mposhtuar FC Vitinë me rezultat 2-1, në ndeshjen miqësore që është zhvilluar të dielën në Gjilan.
Golat për vendasit i shënuan Shabani (’76) dhe Ajzeraj (’89), ndërsa për mysafirët kaluan në epërsi të parët, në minutën e 50-të.
Për bardhekaltërtit kjo ndeshje është konsideruar e rëndësishme para fillimit të pjesës së dytë të kampionatit./MediaFokus/

