Drita ndriçon derbin në ‘Fadil Vokrri’, triumfon kundër Prishtinës

Drita ka fituar derbin e javës në Superligën e Kosovës në futboll, kundër Prishtinës.

Intelektualët e Ardijan Nuhijit kanë marrë fitore minimale 0:1 në Prishtinë, në kuadër të xhiros së 17-të.

Drita ishte skuadër më e mirë në këtë ndeshje, dhe arsyeja e vetme pse ndeshja përfundoi me vetëm një gol epërsi ishte portieri Betim Halimi.