Drita ngjitet në pozitën e dytë pasi mposhti Arbërinë

Drita ka shënuar një fitore tjetër në garat kampionale të Superligës, ku ka mposhtur Arbërinë, një ekip të fortë e të motivuar për fitore.

Me fitoren e sotme 1:0 kundër Arbërisë, Drita u tregoi të gjithë rivalëve të saj se nuk heq dorë as sivjet nga lufta për titull në Superligë.

Tri pikët e sotme, Dritës ia siguroi Festim Alidemaj (45), i cili shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Drita tani ka 16 pikë dhe është vetëm tri pikë larg Ballkanit (19), por gjilanasit kanë një ndeshje më pak.