Drita – Plzen, sot dalin në shitje biletat
Drita e Gjilanit, do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Viktoria Plzenit.
Në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, gjilanasit ia dolën si mysafirë të marrin rezultat pozitv, duke luajtur baraz 0:0.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:00.
Drita ka njoftuar se shitja e biletave për këtë ndeshje do të fillojë sot.
Bileta më e lirë do të kushtojë 3 euro, kurse më shtrenjta (VIP) 25 euro.
Njoftimi i plotë nga klubi i Dritës:
“Klubi jonë FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit FC DRITA – FC Viktoria Plzen do të dalin në shitje nesër(e hene) në mënyrë fizike nga ora 11:00 para teatrit të qytetit.
Gjithashtu ditën e ndeshjes biletat do të dalin në shitje tek stadiumi “FADIL VOKRRI” në dy pika të shitjes.
Çmimet për biletat në dispozicion janë:
• Veri 3 euro
• Lindje 5 euro
• Perëndim 7 euro
• VIP 25 euro (katering all inclusive)”.

