Drita në stilin e kampionit, mund Feronikelin 2:1

Drita është rikthyer suksesshëm në kampionatin vendor, pas pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare, si kampion i Kosovës.

Gjilanasit kanë shënuar fitore në Drenas ndaj Feronikelit me rezultat 2:1.

Golat për klubin bardh e kaltër i shënuan Fazliu e Rexha, të dy në pjesën e dytë, pas avancimit të vendësve me anë të Hotit.

Nga dy ndeshje të zhvilluara, Drita ka siguruar pikë të plota.

Në fund të takimit, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani paralajmëroi dorëheqjen.