Drita pret Differdange në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës
Klubi gjilanas, Drita është nikoqire e Differdange nga Luksemburgu në perballjen e parë të fazës ‘play-off’ për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Në rrugën drejt fazës së grupeve, Drita është nikoqire e Differdangen, të cilët i pret në ndeshjen e parë që luhet sot (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.
Megjithatë, ‘Intelektualët’ kanë një shans ideal për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori, pasi tashmë gjenden në fazën ‘play-off’ dhe luajnë ndaj një kundërshtari që e njohin si Differdange.
Skuadra gjilanase ka kujtime të mira nga përballjet e kaluara me Differdangen, të cilin e kishte mposhtur dy herë në korrik – fillimisht 1-0 në Gjilan dhe më pas 3-2 në Luksemburg, transmeton telegrafi.
Ndryshe, ndeshja e kthimit zhvillohet një javë më vonë në Luksemburg.

