Drita-Prishtina drejtpërdrejt në Klan Kosova

Në ora 13:30 fillon ndeshja derbi e Superligës Drita – Prishtina, e cila luhet në Gjilan.

Drita kërkon t’i marrë tri pikë për të ruajtur hapin për titull kampioni, ose të paktën vendin e dytë.

Ndeshja Drita-Prishtina përveç në platformën Artmotion mund të ndiqet edhe në Klan Kosova.