Drita rimerr kreun e tabelës, pas fitores ndaj Flamurtarit
Drita e Gjilanit, me fitoren e sotme kundër Flamurtarit u ngjit në krye të tabelës, me 46 pikë, por nëse do të mbetet ose jo lider i javës së 23-të, mbetet të shihet pas ndeshjes Ballkani-Drenica.
Ballkani ka një pikë më shumë se Drita nga java e 22-të dhe fitorja e sotme, e rikthen atë në krye të tabelës, me 47 pikë.
Pavarësisht kësaj, gjilanasit mbetën pretendenti më serioz për titull, deri në fund të kampionatit.
Me gjasa të njëjta për vendin e parë, pos Dritës e Ballkanit, janë duke luftuar edhe Gjilani e Prishtina, që kanë nga 41 pikë, por me një lojë më pak.
Gjilani si qytet i futbollit dhe i derbit më të madh lokal në rajon, ka dyfish shanse që ta fitojë titullin e kampionit qoftë me njërin apo ekipin tjetër.
Drita fitoi sot me golin e Astrit Fazliut, i cili shënoi në minutën 26-të për 1:0, pas harkimit të bukur nga Shabani.
Me sa u pa, pezullimi i garave për shkak të pandemisë, ka ndikuar edhe tek futbollistët, të cilët treguan ritëm më të ultë të lojës./mediafokus.info

