Drita synon përmbysjen e madhe sonte në Ligën e Konferencës
Drita e Gjilanit synon sonte përmbysjen e madhe në Ligën e Konferencës.
Ajo del në fushë me një deficit prej dy golash nga ndeshja e parë.
Gjilanasit u mposhtën javën e kaluar nga Legia Varshava me rezultat 0:2.
Drita është skuadra e vetme kosovare e mbetur në garat evropiane, derisa më herët janë eliminuar Ballkani, Llapi e Malisheva.
Ndeshja luhet sonte nga ora 20:00.

