Drita triumfon ndaj Llapit, por nuk mund ta marrë kreun
Drita e ka fituar derbin ndaj Llapit, me rezultat 0:1 në udhëtim.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Blendi Baftiu në minutën e 42-të.
Me këtë fitore, Drita barazon pikët me Llapit, por mbetet në vendin e tretë për shkak të golaverazhit.
Kreun e tabelës e rimerr sërish Ballkani që si vendas mundi Lirinë me rezultat 2:0
Golat për ekipin nga Suhareka i realizuan Nazmi Gripshi në minutën e 68-të dhe Edvin Kuc në fund të sfidës për 2:0.
