Drita zbret në pozitën e dytë pas humbjes nga Prishtina

Humbja e sotme nga Prishtina e ka zbritur Dritën në pozitën e dytë, pasi Ballkani ka shënuar fitore ndaj Gjilanit.

Drita kaloi mjaft herët në epërsi, në minutën 20, nëpërmjet Haxhimusës, por nuk ia doli ta mbrojë rezultatin, madje as barazimin, sepse mysafirët nga Prishtina shënuan dy herë në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku u zhvillua kryendeshja e javës së tridhjetë.

Pavarësisht humbjes së sotme, Drita ka pikë të barabarta me kryesuesin Ballkanin, 64 pikë, derisa Prishtina pas fitores së sotme ka 63 pikë dhe të tria këto skuadra luftojnë për kreun e tabelës me gjasa gati se të njëjta.

Javën e ardhshme, Drita i shkon Besës, që renditet e fundit në tabelë, derisa Ballkani e Prishtina luajnë si vendës me Llapin, përkatësisht me Trepcën 89./Mediafokus