‘DSDS’: Aulona Morina mahnit jurinë gjermane
Aulona Morina është një nga vajzat shqiptare më pretendente për të fituar edicionin e “Deutschland sucht den Superstar”, shkruan albinfo.ch.
Ajo në fakt ka bërë paraqitje të bukur edhe para disa viteve, kur ishte kandidate e “Das Supertalent”, ku u vlerësua lartë nga juria.
Njëjtë edhe në këtë edicion të “Deutschland sucht den Superstar” ajo la pa fjalë jurinë për mënyrën e këndimit profesional dhe zërin e saj të ngrohtë.

