Dua Lipa nominohet për tre çmime prestigjioze në “Grammy Awards”

Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të korrë sukseset e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.

Sipas mediave, Lipa është nominuar në disa kategori të “Grammy Awards”, bashkë me Beyonce e Taylor Swift.

Ajo është nominuar në tre çmime kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.