Duda Balje: Nuk do të mbështes Kodin Civil ku lejohen martesat e gjinisë së njëjtë
Balje tha se përkundër presioneve të paralajmëruara nga kryeministri Albin Kurti se do të angazhohet personalisht në sigurimin e votave për miratimin e Ligjit të ri Civil, ajo nuk do të ndryshojë qëndrim.
“Nuk po e ndryshoj pozicionin tim”, tha shkurt Duda Balje për FrontOnline.
Përveç Balje, edhe përfaqësuesi i VV-së, Gazmend Agusholli, tha se do të votojë sërish kundër Ligjit Civil, i cili lejon bashkëjetesën e të njëjtit seks.
Nga ana tjetër, kryeministri Kurti tha se për këtë çështje është marrë vendimi për mbledhjen e Qeverisë.


 
 
						 
						