Duhani ju dëmton shëndetin dhe xhepin
Duhanpirja po rëndon si shëndetin ashtu dhe xhepin. Blerja e cigareve dhe shpenzimet për sëmundje që shkaktohen nga duhani bëjnë që rreth 13 mijë familje në Shqipëri të bien nën nivelin e varfërisë.
Të dhënat dolën në pah nga një studim i kryer në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Përbëjnë rreth 60 mijë individë nga të cilët 11 mijë fëmijë. Gjithashtu ndër familjet e varfra të cilat ndodhen nën nivelin minimal jetik shpenzimet në lidhje me duhanin i bëjnë ato dhe më të varfra.
Shqipëria vijon të ketë prevalen më të lartë se mesatarja botërore për konsumin e duhanit me 42% të burrave dhe 7 % të grave përdorues. Pirja e duhanit është veçanërisht e lartë tek të rinjtë.
Rritja e taksave të duhanit kombinuar me fushata ndërgjegjësuese sipas ekspertëve mund të ndikojnë në rënie të numrit të duhanpirësve dhe vdekjeve të parakohëshme. Një rritje e akcizës në nivelet 7-8 deri 10% do të kishim rënie të vdekjeve të parakohshëm me 30 mijë përgjatë një dekade
Aktualisht për 1 mijë cigare paguhet 6500 lekë akcizë. Të ardhurat nga taksat e duhanit përbëjnë mesatarisht 13 % totalit të të ardhurave doganore./abcnews.al/

