Duka: Jemi 12 herë më keq se Kosova
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur i pa kënaqur me mbështetjn e sportit në Shqipëri.
Ka shumë që thonë sporti ka 1001 probleme. Për t’i minimizuar këto probleme duhet të bëjmë ndryshime ligjore, ka thënë Duka, përcjellë panorama.com.al
“Mua më duket logjike. Çfarë po kërkon sporti në Shqipëri, po kërkon sa Kosova, një shtet i krijuar 90 vjet mbrapa Shqipërisë, mos themi edhe shifra të tjera. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro. Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurtë. Minimum jetik për sportin.
Kjo nuk është pika kritike që erdhi sot, është vazhdë e historisë dhe veprimeve të të gjithë qeverive. Në logo thuhet që qeveritë e kanë braktisur sportin apo futbollin. Do të vijë një ditë, që të merren vendime ekstreme. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e vetë. Mundohet të hedhin baltë mbi sportin. Janë disa gjëra të vërteta po ka edhe shumë sukses. Ne kërkojmë ndryshime ligjore për të përmirësuar sportin. Vetëm Kategoria Superiore sot pagua afërsisht 500 milionë lekë tatime. Nuk është se e tëra është informale, por ne kërkojmë idealen”, ka thënë Duka

