‘Dum Sharaveli’ – ku kërcehet kjo valle te shqiptarët dhe prej nga e ka origjinën

Popuj të ndryshëm kanë kaluar ndër shekuj nëpër trojet tona dhe gjatë kohës sa kanë jetuar mes nesh, kanë lënë prapa edhe elemente të kulturës së tyre.

Në Ulqin, për shembull, edhe sot luhet vallja ‘Dum Sharaveli’ që thuhet se e ka prejardhjen nga zezakët.

Mbi pyllin e Pishave në Ulqin, ndodhet Kodra e Pinjeshit, me pamje të mrekullueshme në det dhe Kalanë e Ulqinit.

Në Ulqin për shekuj me radhë kanë jetuar zezakët të cilët i sollën këtu kusarët dhe detarët e Ulqinit nga veriu i Afrikës, shkruan ul-info.com

Ata në Pinjesh, në Fushën e Harapit janë tubuar dhe kanë kërcyer vallen e tyre “Dum Sharaveli”, e cila sot është pjesë e folklorit të Ulqinit.

Mu në afërsi gjendet Tyrbja e njohur e Harapit. /Mediafokus.info