“Durimi është çelësi” – indonezianët e pranuan kosovarin për dhëndër

Ceki Hotit, të riut nga Kosova, që mori vëmendjen e botës me aventurën e tij 15-mujore me biçikletë, për t`u bashkuar me një vajzë indoneziane, nuk i shkoi rruga huq.

Gjatë rrugës, Ceki përballoi vështirësi të shumta, kushte ekstreme të motit, sfida fizike e emocionale, duke përshkuar edhe zona lufte, vetëm e vetëm që të arrinte te dashuria e tij, të cilën e kishte njoftuar në mënyrë virtuale.

Përfundimi pati edhe befasi.

Siç tregoi vetë ai, vajza e kishte pranuar propozimin. Edhe familja fillimisht e kishte mirëpritur, por më pas kushtet dhe rrethanat familjare e bënë të pamundur bashkimin e tyre.

Ceki doli me një njoftim se rrugëtimi i tij kishte përfunduar pa sukses.

Megjithatë, disa ditë më vonë, Ceki duket se ia doli. Përmes një postimi, ai thotë se “durimi është çelësi”.