Durmishi: Të gjitha provimet e vitit 2021 në Pejë mund të anulohen
Të gjitha të gjeturat rreth pretendimeve për dallavere me patentë shofer në komunën e Pejës, tashmë janë dërguar në Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, raporton express.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi gjatë konferencës ku ka shpalosur të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë.
Durmishi tha se në rast se vërtetohen këto të gjetura, pas përfundimit të prokurorisë, provimet e kësaj periudhe kohore do të anulohen tërësisht.
“Jam i obliguar që sipas ligjit të bëj anulimin e këtyre provimeve”, ka thënë ai.

