Durrës, afishe ku fyhet Kosova, duhet të merren me rezervë
Mesazhe aspak të mira për pushuesit kosovarë janë parë në Durrës, ku në një hapësirë të plazhit është shkruar ‘F*ck Kosova’.
Padyshim që Shqipëria është destinacioni më i preferuar i kosovarëve për pushime verore dhe jo vetëm.
Një lexues i Gazeta Metros ka dërguar dy fotografi ku shihet se në një hapësirë të plazhit në Durrës është shkruar ‘F*ck Kosova’.
Lexuesi ka pohuar se fotografitë janë bërë me datë 13 qershor.
“Kjo është për me u çmend njeri, kur dihet se shumica e kosovarëve kanë pushu dhe pushojnë në Durrës. Këto fotografi janë bërë te Rrota e Kuqe apo hotel Drenica”, ka thënë ky lexues.
Megjithatë, afishet e tilla duhet marrë me rezervë, sepse pas tyre mund të qëndrojë vetëm një individ, mbase edhe i porositur nga qarqe të jashtme, por kurrsesi populli dhe shteti shqiptar.
Relacionet tona nuk varen nga një afishe, e cila mund të jetë shkruar edhe nga një armik i shqiptarëve. Dihet se zonat turistike frekuentohen edhe nga të huajt, madje edhe nga ata që nuk janë miqtë tanë historikisht.

