Dy dronë iranianë rrëzohen afër Aeroportit të Dubait, katër të lënduar
Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi dy dronë iranianë ranë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Sipas njoftimit të aeroportit, të plagosurit përfshijnë dy shtetas të Ganës, një person nga Bangladeshi dhe një shtetas indian.
“Trafiku ajror po funksionon normalisht,” thuhet në deklaratën e aeroportit./

