Dy gra arrestohen për mashtrim me viza pune për Gjermani

Dy gra, njëra 41-vjeçare dhe tjetra 26 vjeçare janë arrestuar për mashtrim me viza pune për Gjermani.

A.A. nga Tetova dhe F.B. nga Srbinova e Gostivarit, dyshohet se në pesë raste kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar viza punë për Gjermani, shkruan ts.

“Tetovarja, e cila në Gostivar po qëndronte te F.B, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke iu premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për Gjermani, për të cilën ajo u kërkonte atyre, njëkohësisht edhe iu mori para”, thonë nga MPB.