Dy javët e para pas marrjes së vaksinës janë kritike për imunitetin

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në dy javët e para pas marrjes së vaksinës anti-Covid.

Në një postim në Facebook, MSH thotë se vaksinimi është mbrojtja e vetme nga Covid-19 dhe variantet e tjera.

“Mbrojeni veten plotësisht nga variantet e tjera të Covid-19 dhe veçanërisht nga Delta”.

“Dy javë nga marrja e dozës së dytë janë tejet të rëndësishme të fitoni imunitetin nga vaksina”.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka publikuar një video, përmes së cilës tregohet dallimi në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.

Përmes kësaj video, pulomologu Shpëtim Thaçi ka treguar se sa më lehtë po e kalojnë COVID-19 personat që janë të vaksinuar.

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e MSH’së.