Dy litra qumësht – një kafe!
Blegtorët dhe fermerët kanë dalë këtë të hënë në protestë, për shkak të vështirësive që po hasin si dhe rrezikut nga falimentimi.
Fermerët nga Gjirokastra, Fieri dhe Lushnja thonë se gjendja e tyre, pas rritjes së çmimit të naftës dhe çmimit të ulët të produkteve të qumeshtit dhe nënprodukteve të tij po i çojnë drejt falimentimit.
Ata mbanin pankarta të ndryshme në duar, ku në njërën prej tyre ishte shkruar një e vërtetë e trishtë: Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë.
Do vijë një kohë që shumë shpejt konsumatorët nuk do të mund të gjejnë mishin e qengjit e do detyrohen ta blejnë në vendet e rajonit, kanë thënë ata.

