Dy ministra japin dorëheqje para se të formohet qeveria e re
Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në qeverinë Hoti, ditën kur pritet të votohet qeveria e re në krye me Albin Kurtin.
Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëve të Jashtme.
Kurse, Besian Mustafa, sipas vendimit, është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Pas pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit.

