Dy mjekë shqiptarë në MV bëjnë hap revolucionar në kirurgjinë torakale

Që të dy, i janë qasur intervenimit në kurrizin torakal me mënyrë minimale invasive me torakoskop, gjë e cila po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

“Anterior Thoracoscopic (VATS) Spine Surgery.

Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i qasemi kurrizit torakal në menyrë minimal invazive me torakoskop.

Së bashku me Nexhati Jakupin, nga Klinika për kirurgji Torakale dhe Vaskulare hapim një faqe të re në historinë e Kirurgjisë Spinale në vendin tonë!

“Bashkimi bën fuqinë”, shkroi Ilir Hasani në Facebook.