Dy nuse – dy kunata, edhe instagramin e ndajnë bashkë

Është bërë e zakonshme që qiftet të hapin instagram të përbashkët, por që kete ta bejne kunatat, kjo është dicka e vecante.

Në një bisedë virtuale në emisionin e mëngjesit Alarm në ATV, Valentina dhe Donika Hoti, të martuara për dy vëllezër që jetojnë në Gjermani, kane folur për raportet që i kanë me njëra-tjetrën.

Ato kane treguar se si janë njoftuar dhe si ka ardhë koha qe ta cilësojnë njëra tjetrën si shoqe e jo si kunata.

Njëra nga to tha se kur ka ardhur në Gjermani nuk e ka njohur askend, por me Valentinen eshte ndjere si në shtëpine e saj, ndonese ishte te burri.

“Ne jemi shumë të lidhura me njëra tjetrën, edhe mendimet i kemi të njejta. Kemi pas kërkesa me hap instagram të përbashkët, kanë pas dëshirë njerëzit me na pa edhe në instagram, kemi dashtë me dhanë si shembull për këtë lidhje që kam me Doniken une si kunatë.”