Dy pacientë me Covid 19 janë në gjendje të rëndë

Sipas njoftimit të fundit nga Klinika Infektive, sot janë të shtrirë 21 pacientë, 12 prej tyre me Covid-19.

Dy pacientë janë në gjendje të rëndë.

“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dy prej tyre janë në gjendje më të rënduar, njëra në repart, e cila është edhe në hemodializë si dhe një rast tjetër me përkujdesje intensive ndodhet në repartin intensiv të kësaj klinike”, njofton infektologja Sadie Namani.

Deri tash në Kosovë janë raportuar 895 raste me koronavirus, 657 të shëruar dhe 28 të vdekur./mediafokus.info