Dy pejanë arrestohen për deklarim të rremë
Dy persona janë arrestuar në Pejë për deklarim të rremë dhe pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
Ata kishin dhënë deklarata të ndryshme në gjyq nga ato në prokurori.
DEKLARIM I RREMË
Rr. Adem Jashari, Pejë 10.03.2023 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në seancë gjyqësore kanë dhënë deklarata të ndryshme me ato të dhëna më herët në prokurori. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

