Dy persona arrestohen për armëmbajtje

Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Në rastin e parë më datë: 19.05.2022 policia pranon një informatë se një person i dyshuar qe ishte duke drejtuar një kamionetë me targa vendore ishte i armatosur.

Njësiti patrullues menjëherë ka ndërmarrë masa operative dhe e kanë ndaluar kamionetën e lartshënuar ne rrugën ‘Bulevardi Ibrahim Rugova’ saktësisht para hotelit Kristal, duke e arrestuar personin e dyshuar.

I dyshuari B.S. (1966) është kontrolluar dhe i është gjetur një pistoletë e modelit HS, prodhim kroat dhe një karikator me 10 dhjetë fishekë cal. 9mm.

Rasti i dytë datë: 19.05.2022 ka ndodhur rreth orës 23:45 ku Njësti i Reagimit të Shpejtë (NJRSH) derisa ishte duke patrulluar në fshatin Kishnapolë ka ndaluar veturën Mercedes me targa vendore dhe ka arrestuar të dyshimtin SH.I. (2000), ku ka gjetur një pistoletë e modelit “Vzor”, prodhim çekosllovak, 28 fishekë te kalibrit 7.65, një karikator, një këllëf te armës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rastet dërgohen në procedurë të rregullt dhe i dedikohen Prokurorisë Themelore -Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë.