Dy persona arrestohen për dhunimin e një vajze

Dy persona janë arrestuar në Shtime, nën dyshimin se njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare, ndërsa i dyshuari tjetër, nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHTRËNGIM /DHUNIM /Shtime, 21.03.2022-03:30. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri nga ta ka dhunuar viktimën femër kosovare, ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës ka ngacmuar seksualisht viktimën. Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.