Dy persona arrestohen për marrje ryshfeti
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për marrje ryshfeti dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë 29.06.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, njëri është kapur në flagrancë duke i marr nga viktima mashkull kosovar para-ryshfet, ndërsa i dyshuari tjetër, dyshohet se në bashkë-veprim ka kryer veprën penale të lartë-cekur. Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)/Mediafokus.info/

