Dy persona arrestohen për pastrim parash dhe fajde
Dy kosovarë janë arrestuar nga policia nën dyshimin për pastrim parash dhe fajde.
Fushë Kosovë (NN) 2018/2019 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

