Dy persona gjenden pa shenja jete në Lipjan, njëri kosovar, tjetri marokien

Dy persona, në dy raste të ndara, janë gjetur pa shenja jete në Lipjan, njëri shtetas marokien dhe tjetri kosovar. Rastet po hetohen nga Policia e Kosovës.

Lipjan 05.06.2022 – 09:15. Raportohet se është gjetur një trup i pajetë mashkull shtetas i Marokos. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lipjan 05.06.2022 – 13:04. Raportohet se nga familjarët është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.