Dy persona në Gjilan kapen me narkotikë

Dy persona në Gjilan, në dy raste të ndara, janë kapur në posedim të substancave narkotike, njofton policia e Kosovës në raportin e saj.

Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 10.10.2020 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike me substancë të dyshuar narkotike te llojit Marihuanë me peshë prej 3.7 gram si dhe një grinder.  Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Avdulla Tahiri,Gjilan, 10.10.2020-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një grinder ndërsa gjate kontrollit te veturës ne te cilën ishte si pasagjer janë gjetur dy grinder, një shufër, një celular dhe dy paketime me rrizlla. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.