Dy persona në Viti përfundojnë në spital pas lëndimeve në punë

Dy persona kanë përfunduar në spital, njëri në Gjilan e tjetri në QKUK, pas lëndimeve që kanë pësuar në vendin e punës në Viti.

Rasti është cilësuar nga policia ‘rrezikim i sigurisë në vendin e punës’

Viti 15.06.2022 – 14.30. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime deri sa ishin duke kryer punë ndërtimtarie. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor njëri në QKUK Prishtinë dhe tjetri në Gjilan. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë duke hetuar rastin. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.