Dy persona në Viti raportohen të zhdukur
Dy persona në Viti, por në raste të ndara, kanë rezultuar të zhdukur. Rastet janë paraqitur në polici dhe po hetohen.
Viti, 03.11.2021 – 21:00. Me 04.11.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Policia është duke hetuar rastin.
Viti, 04.11.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare – e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).

