Dy persona raportohen të zhdukur gjatë 24 orëve të fundit në Gjilan e Shtërpcë

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm.

Nga policia është bërë e ditur se dy rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Gjilan dhe Shtërpcë.

Raporti i PK-së:

Gjilan 20.01.2025-13:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

Shtërpcë, 20.01.2025-12:00. Është raportuar se më 18.01.2025 ka dalë nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.