Dy persona raportohen të zhdukur në Gjilan, dolën nga shtëpia të shtunën
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan janë raportuar dy persona të zhdukur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ata kanë dalë nga shtëpia të shtunën dhe nuk janë kthyer më.
“Është raportuar se dy meshkuj kosovarë me datën e cekur kanë dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

