Dy punëtorë ndërtimi rrëzohen nga skelet
Dy punëtorë ndërtimi janë rrëzuar nga skelet gjatë kohës sa ishin duke punuar, shkruan Mediafokus.info.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të premten në Ferizaj.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rasti është në hetime.
“Lëndime trupore kanë pësuar dy viktima meshkuj kosovarë pasi të njëjtit gjersa ishin duke punuar në një objekt në ndërtim, janë rrëzuar nga skelet”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës.

